Aksident në qendër të Elbasanit, Benzi 190-tsh fluturon në ajër një person me biçikletë

0
1292

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit, teksa një mjet tip Benz 190 ka goditur një person që ecte me biçikletë.

Aksidenti ka ndodhur pranë Bashkisë, ku në rrethana ende të paqarta, makina goditi një person që ecte me biçikletë.

Personi i lënduar është dërguar në spital, ndërsa policia është nisur drejt vendngjarjes dhe pritet zbardhja e kësaj ngjarje.