Aksident në Qerret të Gramshit, përpasen furgoni me kamionçinën

0
2

Në aksin e rrugës kombëtare Gramsh -Cërrik rreth orës 14:50 ka ndodhur një aksident .Burime nga vendngjarja bënë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerret të Gramshit. Në aksident janë përfshirë një furgon dhe një kamionçinë.Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të qarkullimit të automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara.Si pasojë e përplasjes mes tyre automjetetet janë shkatërruar pjesërisht në pjesën ballore dhe njëri pjej drejtuesve të mjeteve ka pësuar dëmtime serioze dhe është dërguar në spitalin e Gramshit,ndërsa drejtuesi tjetër ka pësuar lëndime të lehta .