Shkodër/Informacion paraprak
lRreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke drejtuar automjetin tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i automjetit shtetasi M.L, pësoi dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.