Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.
Automjeti me drejtuese një 44-vjeçare ka marrë përpara një këmbësor 69-vjeç.
I moshuari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, automjeti me drejtuese shtetasen 44 vjeçe, banuese në Vlorë, ka aksidentuar shtetasin ., 69 vjeç, banues në Vlorë, këmbësor.
69-vjeçari është transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al