Aksident pranë Drenovës, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, lëndohet shoferi

0
2

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Drenovë, në jug të qytetit të Korçës.

Një automjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar lëndime të lehta për drejtuesin e tij.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, me pasojë daljen e tij nga rruga.

Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës për mjekim.

Fatmirësisht, sipas burimeve të spitalit, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.