Aksident pranë Pallatit të Brigadave, përmbyset urbani i Krrabës, plagosen 7 persona

0
129

Një aksident i rëndë ka ndodhur Pallatit të Brigadave, ku sipas informacioneve të para një autobus është rrokullisur.

Ngjarja ndodhur në rrugën e Elbasanit pak minuta më parë dhe mësohet se deri më tani 7 persona kanë mbetur të plagosur.

Autobusi ka marrë para disa makina duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërkohë që nuk dihet akoma se çfarë e ka shkaktuar aksidentin.

“Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.” – njofton policia.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.