Një aksident ka ndodhur këtë të diel në Gjirin e Lalzit. Mësohet një fëmijë është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 18-vjeçar.
Fëmija është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit. Sipas informacioneve, e mitura është me origjinë nga Skocia, dhe ndodhej për pushime me familjarët te Gjiri i Lalzit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e aksidentit.