Aksident te “Rrethrrotullimi i Çermës”, dy të lënduar

0
117

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në Fier, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çermës”.

Drejtuesi i motomjetit, 42 vjeç, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga të  motomjetit, kanë mbetur të plagosur  drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, 37 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /abcnews.al