Aksident tek Zaranika në Elbasan (Video)

0
4

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me Rreth rrotullimin e përroit të e Zaranikës, në lagjen Haxhias.
Sipas burimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa disa persona kanë mbetur të lënduar.
Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve apo gjendja e tyre shëndetësore, por ekipet e emergjencës dhe policisë ndodhen në vendngjarje dhe po japin ndihmën e parë.Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat