Aksident tragjik ajror/ Humb jetën presidenti i klubit dhe 4 futbollistë

0
265

Një tjetër tragjedi ajrore përfshin futbollin brazilian.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot, me një fluturim privat që transportonin klubin e Palmas të Serie D të Brazilit, ku pësoi dëmtime gjatë ngritjes dhe u rrëzua.

Nga aksidenti kanë humbur jetën futbollistët Lucas Praxedes, Guilherme Noé, Ranule dhe Marcus Molinari si dhe presidenti i skuadrës Lucas Meira.

Ekipi po fluturonte drejt Goiânia për të luajtur një ndeshje të vlefshme për Copa Verde përballë Vila Nova, përcjell Ora News.

Deklarata e Palmas:

“Palmas Futebol e Regatas komunikon se rreth orës 8:15 të mëngjesit të së dielës ndodhi një aksident ajror që përfshiu klubin teksa ai ishte duke u nisur për Goiania, për ndeshjen midis Vila Nova x Palmas e vlefshme për Copa Verde.

Aeroplani në të cilin ndodhej presidenti Lucas, piloti Wagner dhe futbollistët Lucas Praxedes, Guilherme Noé, Ranule dhe Marcus Molinari, u ngrit dhe u rrëzua në fund të pistës së Tocantins.

Me keqardhje ju njoftojmë se nuk ka të mbijetuar. Në këtë kohë dhimbjeje dhe trishtimi, klubi kërkon lutje për anëtarët e familjeve të cilëve do t’u sigurojë mbështetjen e nevojshme”.

4 futbollistët që kanë humbur jetën
Avioni në flakë