Dramë në Casalnuovo, në provincën e Napolit në Itali. Një vajzë 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga makina e drejtuar nga nëna e saj.
Vajza e vogël ka ndërruar jetë menjëherë.Gruaja, e hipur në një Audi A3, duke u kthyer mbrapsht, humbi kontrollin e makinës, duke përplasur vogëlushen dhe një të njohuren e saj. Kjo e fundit shpëtoi pa dëmtime.
Karabinierët po verifikojnë pse disa dëshmitarë raportuan këtë version.
Hipoteza është se ata u përpoqën të mbronin gruan.
Trupi dhe automjeti u sekuestruan me urdhër të magjistraturës së Nolës.