Aksident tragjik në Fier, humb jetën shoferi 33-vjeçar

0
2

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”.

Sipas njoftimit zyrtar, dy automjete dhe një motomjet janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, K. H., 33 vjeç.

“Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv