
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme aksin rrugor Fier Ballsh, në afërsi të vendit që njihet si Ura e Ballshit.
Motori në të cilin udhëtonin dy të rinj, njëri 16 dhe tjetri 18 vjeç, u përplas me një makinë e për pasojë humbi jetën adoleshenti, ndërsa ndodhet në gjëndje të rëndë djali tjetër.
“Sot rreth orës 22:05, në vendin e quajtur “Ura e lumit”, Ballsh, 34 vjeçari, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Ford” është përplasur me një motomjet me të cilin udhëtonin dy banues në Belishovë të Fierit, një 16 dhe tjetri 18 vjeç” informoi policia e Fierit.
“Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë adoleshenti 16 vjeçar ndërsa 18 vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve”
Policia informon se eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit me inicialet E. S
Adoleshenti 16 vjeçar që humbi jetën me inicialet A.H
Ndërsa 18 vjeçari që ndodhet në spital me inicialet L.A
