Aksident tragjik në Greqi, 54-vjeçari shqiptar humb jetën në mënyrë brutale

0
501

Një punëtor 54-vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Greqi.

Sipas informacioneve të fundit, fatkeqi që pësoi vdekjen e tmerrshme ndodhej në vendngjarje për shkak të punimeve që po kryheshin në zonën për vendosjen e fibrave optike. 54-vjeçari, baba i dy fëmijëve, ndodhej në një vrimë në tokë dhe makina e ndërtimit që preu rrugën, e ka përmbysur duke e copëtuar.

Vendi i ngjarjes është rrethuar nga Policia greke që në momentin e parë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar një mjek, një zjarrfikës dhe një ambulancë e EKAB-it.

Për shkak të aksidentit janë arrestuar dy drejtuesit e makinerive dhe aktualisht ndodhen në AT të zonës për të dhënë deklaratën e parë për ngjarjen tragjike.

Në përditësimin e saj, Zjarrfikësja, menjëherë pas aksidentit, tha në Twitter: “Një burrë pa ndjenja është nxjerrë nga një pus në kryqëzimin e rrugëve Dodekanisos dhe Profet Ilias në Vari. Provuan 10 zjarrfikës me 3 automjete”.