Aksident tragjik në Greqi, kamioni përplas makinën me shqiptarë! Tre prej tyre digjen brenda në automjet, mbijeton vetëm 49-vjeçarja

0
2

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 3 shtetasve shqiptarë dhe plagosjen e 2 personave të tjerë, raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në ë autostradën Egnatia pranë Komotinisë në lindje të Greqisë.

Ka qenë një kamion i drejtuar nga një shtetas bullgar, i cili ka aksidentuar dy automjete. Mjetet shpërthyen në flakë pas përplasjes, duke rezultuar në karbonizimin e tre nga katër pasagjerëve në njërën prej makinave.

Referuar mediave ndërkombëtare, kamioni është përplasur fillimisht me njërin prej automjeteve, me të cilin po udhëtonin 4 persona, përkatësisht të moshave 59 vjeç, 61 vjeç, 57 vjeçe dhe një 49-vjeçare. Tre të parët u dogjën nga flakët që shpërthyen menjëherë pas përplasjes ndërsa e fundit fatmirësisht arriti që të dalë nga automjeti.

Në automjetin tjetër të përfshirë në aksident po udhëtonin 4 shtetas grekë, të moshave 36 vjeç, 28 vjeç dhe dy djem të moshës 4 dhe 5 vjeç. Të gjithë këta persona janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën. I plagosur nga ky aksident ka mbetur dhe shoferi bullgar i kamionit ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.