
Një tragjedi familjare ka ndodhur mesditën e së mërkurës në autostradën kombëtare Selanik-Serron, jashtë Selanikut. Mediat fqinje raportojnë një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën dhe fëmijët e tyre, shtatë dhe dhjetë vjeç janë plagosur rëndë.
Sipas raportimeve të para, makina me targa rumune është përplasur me një kamion. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
