Aksident tragjik në hyrje të Vlorës, 2 të rinj humbin kontrollin e Piaggo-s dhe përplasen me shtyllën elektrike. 1 i vdekur dhe një tjetër në gjendje kritike

0
36

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës.

i pasojë e aksidentit të rëndë ka vdekur një i ri dhe është plagosur një tjetër, të dy persona ende të paidentifikuar nga policia.

Aksidenti rrugor ndodhi në rrugën Nacionale Vlorë-Fier pranë një karburanti ku një motomjet tip Piagio me targa AK653 ka humbur kontrollin dhe si pasoje ka dalë jashtë rruge duke u  përplasur me shtyllën elektrike dhe një shtyllë tjetër druri.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:40, në rrugën “Demokracia”, pranë vendit të quajtur “Pusi i Mezinit”, dy shtetas, duke udhëtuar me një motomjet, dyshohet se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi L. Ll., 19 vjeç, ndërkohë që shtetasi T. M. është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shtetasit që ishte në drejtim të motomjetit.

(BalkanWeb)