Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e 17 marsit në Itali. Konkretisht në Gaeta rreth orës 19:30 në rrugën rajonale të Flacca-s, janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e ngjarjes ka mbetur i vdekur Dhimitër Shini, 30 vjeç dhe janë plagosur dy persona të tjerë. Shqiptari po drejtonte makinën tip ‘Smart’ në momentin që u përplas ‘kokë më kokë’ me një ‘Opel Corsa’.
Në këtë mjet ndodhej një grua 58-vjeçare dhe një pasagjer, të cilët janë transportuar në spital me plagë të rënda.