Aksident tragjik në Itali, humbin jetën shqiptarët nënë e bir, plagosen 4 të tjerë

0
198

Dy shqiptarë të moshës 74 dhe 48 vjeç, nënë e bir  humbën jetën mbrëmjen e së premtes në një aksident automobilistik të ndodhur në mbikalimin Roverino në Ventimiglia.

Nga aksidenti pati dy viktima dhe katër persona të tjerë të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

Me veturën Opel Astra me të cilën po udhëtonin viktimat u përplas një tjetër 28-vjeçar shqiptar i cili drejtonte automjetin dhe motra e tij.

Edhe ata u plagosën dhe gruaja u transportua rëndë në spitalin Santa Corona në Pietra Ligure. Shoferi 28-vjeçar ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

Të plagosur ka mbetur edhe një 46-vjeçar maroken që drejtonte një Mercedes “4 Matic”, si dhe një 19-vjeçar i cili udhëtoi me skuter, i shtruar në spital në Sanremo me kodin e kuq. Në dy rrota ndodhej edhe një person tjetër, i cili nuk u lëndua rëndë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe personeli shëndetësor, me policinë rrugore, e cila ka punuar gjatë gjithë natës për konstatimin.