Vdes shqiptarja në një aksident në Motta di Livenza (Treviso). Makina e Eralda Spahillarit, u përplas me një pemë, duke sjellë vdekjen e saj dhe të shoqes, Barbara Brotto, 17-vjeç. Pavarësisht ndihmës, vajzat ndërruan jetë në spital.
Në makinën që drejtohej nga 19-vjeçarja nga Durrësi, ishin 4 persona. Dy ndërruan jetë e dy morën plagë të shumta.
Një 19-vjeçar është dërguar në spitalin e Trevisos dhe një 18-vjeçar është transportuar në spitalin e Mestres.