Aksident tragjik në Malin e Zi: Tre persona humbin jetën

0
144

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur sot në rrugën kryesore Podgoricë-Cetinjë.

Sipas asaj që bën me dije “Vijesti”, kanë vdekur S.R (68 vjeç) dhe B.R. (63 vjeç) nga Herceg Novi dhe D.P. (36 vjeç) nga Podgorica, ndërsa një person tjetër është plagosur rëndë dhe është transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 në vendin e quajtur Jankovića krš. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Tuareg” nga Podgorica dhe “Skoda” me targa të Herceg Novi.

Mësohet se dy automjetet janë përplasur kokë më kokë. Një hetim është duke u zhvilluar nga Prokuroria Themelore e Shtetit në Cetinje.

Punonjësit e policisë po heqin copat e makinave nga rruga, ndërsa në vendngjarje ndodhen efektivët e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

Qarkullimi u bllokua dhe nga të dy drejtimet ku u formuan radhë makinash.

Aksident tragjik në Malin e Zi: Tre persona humbin jetën

Aksident tragjik në Malin e Zi: Tre persona humbin jetën