Një aksident i rënë ka ndodhur në New York ku si pasojë ka humbur jetën një çift shqiptar.
Mediat e huaja bëjnë me dije se makina me të cilën udhëtonte çifti shqiptar Muharem Frluckaj, 52 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Bisere Frluckaj, 47 vjeçe, është përmbysur dhe si pasojë e plagëve të marra kanë humbur jetën dy bashkëshortët.
Dy viktimat banonin në Bronx. Gruaja humbi jetën në vend, kurse i shoqi që ishte në timon, u dërgua urgjent në spital, ku dhe ndërroi jetë. Shoferi i makinës tjetër u dërgua në një spital në Teaneck, me lëndime të lehta.
Detektivët po shqyrtojnë aksidentin për të zbuluar arsyet që e shkaktuan. Të afërm të tyre kanë konfirmuar lajmin në rrjetet sociale e kane bere dedikime prekese./abcnews.al