Aksident tragjik në shtetin fqinj, humbin jetën 4 të rinj

0
5689

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë natës në Portogruaro, në provincën e Venecias.

Pasi kanë dalë nga rruga, makina me të cilën udhëtonin ka përfunduar në një kanal. Trupat e katër viktimave, rreth të njëzetave , u gjetën nga zjarrfikësit.Tragjedia ndodhi në zonën Borgo Sant’Agnese rreth orës 03:00, ku mes viktimave ishte edhe një grua. Dyshohet se 4 të rinjtë po udhëtonin me shpejtësi të lartë.