Aksidente, dhunë dhe njerëz të gjetur! Ja çfarë ka ndodhur në Elbasan

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 29 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Ll., 22 vjeç. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi A. Ll., pasagjeri në këtë automjet dhe shtetasi M. D., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
P. S., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
M. K. dhe M. K., pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 24 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

-Në vijim të informacionit të dhënë më datë 26.02.2025, për largimin nga banesa të shtetasit I. H., 82 vjeç, informojmë se 82-vjeçari është gjetur, në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.