Aksidente, dhunë dhe të arrestuar! Policia e Elbasanit bën bilancin

0
3

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. H., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 1 shkop metalik si ato të Policisë, 1 përforcues grushti dhe 1 biçak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S. P., 37 vjeç dhe G. Ç., 53 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit M. E., 42 vjeç dhe L. P., 55 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta. Gjithashtu, shtetasi L. P. ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit M. E. Në automjetin e shtetasit M. E. u gjet një sasi drush, e dyshuar e prerë në mënyrë të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. E., 47 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-S. Ç., 36 vjeç, pasi në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen A. M., 63 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

-A. K., 50 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

-J. F., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Elbasan/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti me drejtues shtetasin E. K., 41 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. C., 31 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë shtetasi E. K. dhe 1 pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin N. C..
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.