Aksidenti fatal/ Kush është 22-vjeçari që ndërroi jetë

0
225

Në mëngjes herët mësohet se një aksident tragjik ka ndodhur në Kurbin.

Në aksin rrugor që të çon në Patok, drejtuesi i mjetit tip “Opel”, i riu Redon Zefi, 22 vjeç, banues në Laç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Pasoja ka qenë fatale dhe ai ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net