Aksidenti fatal me një viktimë dhe tre të plagosur! Ky është shoferi 26-vjeçar që drejtonte BMW-në, policia i bën testin e alkoolit në spital dhe del pozitiv (FOTO)

0
2

Personi që shihni në foto është 26-vjeçari Arbër Xhaxhaj, shoferi i automjetit tip “BMW” me targa AB627VF, i cili mbrëmjen e së enjtes u përfshi në një aksident tragjik.

Si pasojë humbi jetën pasagjerja që ndodhej në mjetin e Xhaxhajt, 18-vjeçarja Vikena Greku. Sipas Policisë, i riu në momentin që po drejtonte mjetin ka qenë i dehur. Pas aksidentit, Xhaxhaj i është bërë testi i alkoolit, ku ka rezultuar i dehur në masën 1.50 mg/l.

Aksidenti fatal me një viktimë dhe tre të plagosur! Ky

Arber Xhaxhaj

Sipas të dhënave paraprake, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi shumë të lartë, e dyshuar deri në 300 kilometra në orë, çka ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin e timonit.

Paraprakisht dyshohet se te Ura e Dajlanit ai ka ngatërruar rrugën, duke kaluar në korsinë e portit. Si rrjedhojë ai i ka rënë trafik ndarëses dhe ka “fluturuar” sipër bordurës së urës, duke përfunduar më pas poshtë.

Përplasja ka qenë fatale për pasagjeren 18-vjeçare, Vikena Greku e cila ka ndërruar jetë në vend. I plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit, Arbër Xhaxhaj 26 vjeç, banues në Fier si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodheshin pranë zonës së aksidentit. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve