Aksidenti i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin, shkon në dy numri i viktimave

0
2

Numri i viktimave ka shkuar në dy pas aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në rrugën e Shëngjinit.

Sipas burimeve ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës edhe bashkëshortja e 30-vjeçarit Paulin Zefi, shtetësja Zhaklina Hysa 40-vjeçe.

Ajo nuk mundi të mbijetojë nga plagët e marra dhe gjeti vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë.

“Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. D., 25 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.

Nga përplasja e kamionit që drejtonte shtetasi Gj. D. me automjetin që drejtonte shtetasi P. Z., 30 vjeç, humbi jetën në vendngjarje 30-vjeçari dhe u dëmtua rëndë pasagjerja në automjetin e tij, shtetasja Zh. H., 40 vjeçe, e cila ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

 

Top Channel