Aksidenti i rëndë në Elbasan, identifikohen 2 viktimat dhe 2 të plagosurat

0
207

Katër vajza nga Shkodra po udhëtonin me mjetin tip ‘Golf’, e që u përplasën për vdekje nga një ‘Benz’.

Burime nga policia kanë identifikuar dy vajzat që kanë humbur jetën gjatë mbrëmjes së sotme në një aksident tragjik në autostradën Elbasan-Tiranë dhe dy të plagosurat.

Vajzat që kanë ndërruar jetë janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër.

Burime policore  nga verifikimet kanë konstatuar se automjeti  me të cilin ato po udhëtonin është në pronësi të 26 vjeçares Denisa Dibra bashkë me Nervida Garunja që ndodhen në spital.

Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit të Krrabës. Dy vajzat e reja që humbën jetën ishin pasagjere në sediljen e pasme të automjetit që u godit nga një ‘Benz’.

Drejtuesit të automjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD,  që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e kësaj të Diele është Behar Pema dhe ai ishte i dehur.

© SYRI.net