Policia ka dhënë njoftimin zyrtar për aksidentin që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrogozhinë, ku si pasojë e përplasjes së 3 mjeteve, ka humbur jetën një prej drejtuesve, ndërsa 3 persona janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit.
Policia njofton se ka humbur jetën 54-vjeçari me inicialet T.M. ndërkohë që në mesin e personave të plagosur është edhe një fëmijë që ka qenë pasagjer në një prej mjeteve.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.
“Në Rrogozhinë, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve shtetasi T. M., rreth 54 vjeç, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë dërguar në spital, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia lidhur me aksidentin.
(E.K/Faxweb.al)