Aksidenti me 1 viktimë në Levan-Vlorë, kamionçina u godit nga pas nga 28-vjeçarja italiane! Shoferi humbi kontrollin dhe u përmbys në anë të rrugës

0
2

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Levan-Vlorë ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Një automjet tip kamionçinë është përplasur me barrierat anësore të rrugës në zonën e quajtur “Kripa” pasi është goditur nga pas nga një tjetër automjet i tipit “Dacia”. Si pasojë e goditjes, kamionçina ka humbur kontrollin.

Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur shoferi 62 vjeç me iniciale F. H., dhe i plagosur rëndë është pasagjeri A. M., i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Vlorës.

Automjeti që ka goditur nga pas kamionçinën drejtohej nga një 28-vjeçare italiane me iniciale A. T.