Aksidenti në afersi te tunelit, ndërrojnë jetë dy vajza (Video)

0
282

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele (13 shtator) në aksin rrugor Tiranë Elbasan.

Në aksident janë përfshirë 2 automjete e për pasojë kanë ndërruar jetë dy persona.

Në dalje të tunelit, mjeti tip “Benz” ka goditu një “Vloksëagen” ku udhëtonin 4 vajza.

Ato u nxorën nga makina dhe u transportuan në spital.

Fatkeqësisht, 2 prej vajzave nuk u kanë mbijetuar plagëve e për pasojë kanë ndërruar jetë.

“Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të  4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në  spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.