Aksidenti tragjik i një nate më parë! “BMW” me shpejtësi “fluturoi” poshtë urës së Dajlanit, vdes vajza 18-vjeçare, plagosen edhe dy këmbësorët

0
1

Një aksident tragjik u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Durrësit ku një automjet tip “BMW x5” përfundoi poshtë urës së Dajlanit.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar së fundmi edhe Policia e Durrësit e cila përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se aksidenti tragjik është regjistruar rreth orës 22:15, ku automjeti me drejtues shtetasin A.Xh, 26 vjeç, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja, 18-vjeçarja me ininciale V.G, ndërkohë kanë mbetur të plagosur 26-vjeçari si dhe dy këmbësorë shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Newsbomb ka sjellë dhe pamje ku duket makina e bërë copash nga përplasja e fortë. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e dy të rinjve që ndodheshin brenda automjetit.