Aksidenti tragjik sot në Vorë, viktimë mbeti pronari i “Auto Ajazi”! Kush është dibrani me Audin e veçantë S8 në rrugët e Shqipërisë (FOTO)

0
2

Flobert Ajazi, pronari 35 vjeçar i “Auto Ajazi” ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të premte në Dalje të Vorës, pasi është përfshirë në një aksident të trefishtë. Ajazi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa dy pasagjerët e tij ndodhen në spital.

“Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi Flobert Ajazi, 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Aksidenti tragjik sot në Vorë, viktimë mbeti pronari i "Auto

Audi S8 i vellezerve Ajazi

Newsbomb.al mëson se i riu me origjinë nga Dibra jetonte mes Shqipërisë dhe Koresë së Jugut, ku kishte origjinën biznesi i tij për importimin e makinave të përdorura dhe tregtimin më pas në vendin tonë.

Flobert Ajazi kishte dhe ndër makinat e veçanta që qarkullonin në rrugët e Shqipërisë, një Audi S8 me ngjyra të kombinuara kuqezi. Fatkeqësisht, 35 vjeçari humbi jetën në rrugë duke jetuar pasionin e tij deri në ditën e fundit.

Aksidenti tragjik sot në Vorë, viktimë mbeti pronari i "Auto

Shenimi për vdekjen e Flobertit

Për vdekjen e Flobertit ka reaguar dhe vëllai i tij, i cili njofton familjarë, miq dhe klientë të “Auto Ajazi” se varrimi do të bëhet nesër, në Kamëz, Laknas