Aksidentimi për vdekje i 40-vjeçarit në aksin Korçë-Pogradec, policia në kërkim të shoferit që u largua nga vendngjarja

0
47

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë.

Dyshohet se një mjet ka përplasur një këmbësor dhe është larguar nga vendngjarja. Sipas raportimeve paraprake mësohet se këmbësori ka ndërruar jetë.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, pasi raportimet e para janë për aksident por policia po verifikon nëse kemi të bëjmë me aksident mjet-këmbësor apo ngjarje tjetër.

Policia njofton se orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij.