Aksidentohen dy mjete në Fier-Levan, policia në vendin e ngjarjes

0
3241

Një aksident ka ndodhur rreth orës 15:00 në afërsi të vendit të quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier, në aksin Fier-Levan.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që si pasojë e përplasjes një prej mjeteve, ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar rëndë ndërkohë qe në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor, për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti me dëme të konsiderueshme materiale.

Përplasja e fortë ka sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve, në një aks të mjaft të frekuentuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta, si një ndër rrugët që lidh Fierin me Levanin e më pas me autostradën drejt jugut.