Një polic ka mbetur i plagosur pasi motori i “Shqiponjave” është aksidentuar në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në Qafe Gjashtë, ku forcat e Tiranës kanë shkuar në mbështetje të atyre të qytetit bregdetar.
Motori është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetas italianë. Polici është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.