Aksidentoi autobusin në Londër, vdiq shoferi dhe 14 u plagosën, dënohet shqiptari…

0
216

Një shqiptar i dënuar për droge që vrau një shofer autobusi dhe plagosi 14 persona të tjerë, në një përplasje me shumë automjete në Orpington, është burgosur për shtatë vjet dhe tetë muaj.

Dorjan Cera, një azilkërkues nga Shqipëria, përshpejtoi në kryqëzim dhe goditi autobusin me pasagjerë, ku humbi jetën shoferi

Viktima Kenneth Matcham, 60 vjeç, u “nxjorr” nga autobusi që ai udhëtonte pasi ishte goditur nga makina e Dorjan Cerës menjëherë

Cera, 20 vjeç, nuk kishte asnjë sigurim ose licencë në atë kohë, dhe po voziste një Skoda Octavia të zezë që ai ishte punësuar duke përdorur dokumente false.

Prokurori Nathan Rasiah tha se çështja përfshinte një “ngarje të tmerrshme”, e cila kishte “pasoja katastrofike”.

Ai tha: “I pandehuri hipi makinën e tij me shpejtësi nëpër një kryqëzim me një rrugë kryesore dhe u përplas me një autobus.

Cera u pranua fajtor në qershor për shkaktimin e vdekjes së Z. Matcham nga ngarje e rrezikshme.

Ai gjithashtu pranoi shtatë akuza të tjera për shkaktimin e dëmtimit nga drejtimi i rrezikshëm, të pa licencuarit dhe të pasiguruarit dhe mbajtjen e një dokumenti identiteti me qëllim jo të duhur.

 

© SYRI.net