Aksidentoi një shtetas, dha deklarim të rremë në polici, e pëson 36-vjeçari

0
62

M. T., 36 vjeç, banues në Korçë është proceduar në gjendje të lirë, teksa është nën hetim pasi dha deklarim të rremë lidhur me një ngjarje të ndodhur në lagjen nr 16.

Aty ku 36-vjeçari duke udhëtuar me automjet ka përplasur një tjetër shtetas i cili po udhëtonte  me motor, ky i fundit është transportuar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. T., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 16, duke drejtuar një automjet, ka përplasur një motoçikletë me drejtues shtetasin B. M., i cili ndodhet për mjekim në spital. 36-vjeçari ka dhënë deklarim të rremë, në lidhje me këtë ngjarje.