Një aksident i rëndë ndodhi të dielën në Kamëz. Shoferi 21-vjeç humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një tjetër automjet. Më pasi përplasi dy shtetase, ku njëra prej tyre ndërroi jetë. Ndërsa, tjetra ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Si pasojë, policia ka bërë të mundur këtë të hënë arrestimin e 21-vjeçarit, që drejtonte mjetin tip “Benz”.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin 21 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoret, shtetaset dhe më pas, si pasojë e përplasjes ka goditur mjetin me drejtues shtetasin 23 vjeç. Shtetasja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri i njërit prej tyre, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë./abcnews.al