Është arrestuar shoferi që aksidentoi për vdekje këmbësorin në aksin rrugor Lushnje Rrogozhinë.
Policia e Fieri njofton se ka vënë në pranga 27-vjeçarin banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin përplasi 79-vjeçarin, i cili për pasojë humbi jetën në vendngjarje.
“Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e djeshëm, për një aksident në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, informojmë se specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan shtetasin H. F., 27 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin A. F., 79 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.