Një person ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.
Shtetasi M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, është arrestuar edhe shtetasi D.P, 43 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, Vlorë, pasi në afërsi të banesës së tij janë gjetur të mbjella disa fidanë bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Ora news