Aksion i madh policor në Lagjen e Trimave, bastisje dhe arrestime për trafik droge

0
241

Policia maqedonase ka ndërmarrë paraditen e sotme një aksion në Lagjen e Trimave në Kumanovë kundër një grupi që merrej me tregti të paligjshme të drogës.

Mësohet se janë arrestuar disa persona, mes tyre edhe policë, doganierë dhe zyrtarë shtetërorë.

Hetimi në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion është hapur ndaj 9 personave, të cilët ishin pjesëtar të grupit për tregti të paligjshme të drogës.

Bastisje po kryen në më tepër lokacione në Shkup dhe Kumanovë, ndërkohë që është konfiskuar edhe një sasi e drogës.