Disa orë pas ngjarjes tronditëse në fshatin Zëmblak të Maliqit, ku 55-vjeçari Gjergj Mullalli vrau me armë zjarri bashkëshorten tij, 46-vjeçaren Luiza Mullalli dhe më pas e hodhi në kanalin e ujërave të zeza pranë banesës, forca të shumta policia ndodhen ende në vendin e ngjarjes.
Hyrja për në banesë është e rrethuar me shirit, ndërsa grupi hetimor është duke bërë këqyrjen provave.
Autori i shpallur, ndodhet ende në arrati, ndërsa policia vazhdon aksionin për kapjen e tij. Shkak e kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet se ka qenë xhelozia.
Sipas babait të viktimës, vajza e tij ishte pajisur me një urdhër mbrojtje pasi dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti i saj.
Sipas familjarëve autori punonte në ndërtim, ndërsa ishte konsumues i alkoolit, ndërsa viktima punonte rrobaqepëse në Korçë.
Shtëpia ku ka ndodhur ngjarja, ndodhet në buzë aksit rrugor Korçë – Bilisht, e veçuar nga fshati dhe kjo është një ndër arsyet që nuk ka dëshmitarë dhe askush nuk ka dëgjuar krismat e armës./abcnews.al