
Policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë mëngjesin e sotëm në Vlorë gjatë të cilit ka ndaluar 5 persona.
Të arrestuarit janë me precedentë penalë ndërsa ka edhe të akuzuar për trafik klandestinësh.
Aksioni i gjerë është zhvilluar për llogari të krimeve të rënda, ndërsa të ndaluarit janë nisur drejt Tiranës.
Deri më tani nuk dihen emrat e të ndaluarve ndërsa detaje të reja priten në vijim. /abcnews.al
