Aksion policor në Qafe-Kashar, policia kontrollon Ramazan Rrajën

0
116

Policia ka ndaluar nipin e deputetetit të PS-së Rahman Rraja, Ramazan Rraja ndërsa lëvizte me automjetin e tij. Mësohet se Rraja është ndaluar për kontroll dokumentacioni.

Aksioni policor është zhvilluar në Qafe-Kashar.

Kujtojmë se Rraja nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai më shumë se një vit më parë ka dhunuar barbarisht një grua te QSUT. Ai gjithashtu u rikthye në qendër të vëmendjes pas publikimit të një video ku shfaqet në një lokal në Fushë-Krujë me kallashnikov, duke terrorizuar klientët. Pas publikimit të lajmit, Rraja, nga Dubai mohoi të kishte qenë ai, duke thënë se policia merr ryshfet për të terrorizuar familjen e tij.

Ndaj Rrajës gjithashtu rëndon akuza e trafikimit të drogës, nga autoritetet belge, që kanë kërkuar dënimin e tij me 8 vite burg.

Sipas dosjes së prokurorisë belge, banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antëerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Europën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi. Ai gjithashtu u përfol për përfshirje në masakrën e Fushë-Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ai reagoi për mediat dhe mohoi përfshirjen.

“Nuk kam asnjë lidhje me krimin, ndodhem jashtë vendit. Për shtate muaj ne Shqiperi kam qendruar vetem 3 dite kur kam vizituar familjen. Policia po me sulmon qellimisht me akuzon padrejtësisht për çdo krim”, tha Rraja aso kohe.  /abcnews.al/