Aksioni i përbashkët i SPAK me autoritetet italiane, arrestohet oficeri i anti-terrorit

0
2

Ka rënë në pranga oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj.

Haxhiaj akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga SPAK me palën Italiane. Haxhiaj akuzohet për disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Arrestimi ka lidhje me aksionin e përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK, ku është goditur një grup i përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt shtetit fqinj.

Për vitet që dyshohet se ka kryer këto vepra penale, ka qenë pjesë e Forcave Operacionale ku ka shërbyer për disa vite. Muajt e fundit ishte transferuar te Antiterrori dhe së fundmi po vazhdon studimet për të marrë gradën nënkomisar.