Kryedemokrati Lulzim Basha ka ripostuar në Twitter mesazhin e kryeministrit britanik, Boris Johnson duke thënë se aktet e Putin i ngjajnë atyre të Millosheviçit dhe agresioni është njëlloj si në Kosovë.
“Një nga gjërat më domethënëse mbi atë cfarë po bën Putini, është se sa ngjajnë aktet e tij me ato të Milosheviçit. Të njëjtat budallallëqe që hidheshin për bashkimin mistik mes Kosovës e Serbisë,mes Kievit dhe Moskës. I njëjti agresion. Mos harroni Milosheviçi vdiq në gjyq.”- shkruhet në postim.