Në Danimarkë, një studente e infermierisë u përdhunua, u vra dhe u copëtua. Edhe mjekët janë të tronditur nga mizoria e krimit.
Mia S.* 22 vjeçe ishte duke u kthyer në shtëpi në mëngjesin e hershëm të 6 shkurtit 2022.Studentja e Infermierisë e kishte kaluar natën në një klub në qytetin danez të Aalborg.
Rrugës, një punëtor 37-vjeçar i ofroi ta çonte në shtëpi me furgonin e tij. Mia e pranoi ofertën.
Por e reja nuk arriti kurrë në shtëpi. Siç shkruan gazeta daneze «B.T.» raportohet se i riu e ka çuar në një zonë të shkretë të pyllëzuar.
Aty e ka përdhunuar dhe dhunuar 22-vjeçaren. Burri më pas vrau viktimën e tij.
Pas aktit të tmerrshëm, ai e copëtoi Mia në 231 pjesë duke përdorur një sharrë elektrike, thikë dhe gërshërë. 37-vjeçari i varrosi pjesët në pyll.
Pasi familjarët e Mias kanë bërë kallëzim për personin e zhdukur, policia ka nisur hetimet.
Më 10 shkurt, katër ditë pas vrasjes, pjesët e trupit u gjetën në pyll.
Punëtori u arrestua një ditë para kësaj dhe që atëherë ndodhet në paraburgim.
Mjeku ligjor Hans Petter Hougen thotë se është i tronditur nga krimi.
“Askush prej nesh nuk është mësuar me diçka të këtyre përmasave. Unë kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë”, tha danezi, i cili tashmë ka kryer më shumë se 12,000 autopsi.
37-vjeçari mohon të ketë vrarë 22-vjeçaren dhe për këtë arsye është deklaruar i pafajshëm në gjykatë.
Gjyqi është caktuar për në fund të qershorit.