Është koha e pandemisë, nuk do të ketë blerje e as shitje të çmendura, klubet nuk kanë para….Vetëm fjalë ishin këto.
Kjo verë ndoshta do te mbahet mend si më bombastikja për transferimet e bujshme dhe kishte vite që nuk kishim parë lojtarë të mëdhenj të kalibrit të Ronaldos, Messit, Mbappe e të tjerë që të ndryshonin skuadër në një sesion merkatoje.
Ja që largimet e mëdha sjellin edhe pasoja zinxhirë siç është edhe ajo e Mbappe. Me largimin e tij, PSG nuk do të rrijë duarbosh sepse do të ketë 180 mln Euro për të shpenzuar dhe pasuesi i tij mund të jetë një bombë e vërtetë, Erling Haaland
“Monstra” i golave të Dortmundit është shënjestruar nga Leonardo që ka nisur bisedimet me Dortmundin për ta shkëputur atë në ditët e ardhshme.
Operacioni është tejet i vështirë sepse janë pak ditë deri në mbylljen e merkatos dhe Dortmundi duhet të gjejë një pasues të norvegjezit dhe kjo nuk është e lehtë shkruan Ora News.
Dortmundi ka një çmim pak a shumë te 200 mln Euro, dhe bisedimet sapo kanë filluar dhe “siguresa e bombës” sapo është hequr në pritje të shpërthimit…!!!